Dëmet

Për ne më e rëndësishmja është të ndiheni të sigurt!

Shoqëria e sigurimeve EUROSIG SHA Shkup është me Ju edhe atëherë kur keni më shumë nevojë.

Mësoni si shpejt dhe lehtë të paraqisni dëmin. Pas paraqitjes së demit të mjetit motorik, pronës, apo fatkeqësisë, puna tjetër është brenga jonë.

  • Fatkeqësi komunikacioni
  • Dëm nga autopërgjegjësia
  • Dëm nga sigurimi-kasko
  • Këshilla në rast të fatkeqësisë së komunikacionit
  • Fatkeqësi
  • Dëme në pronë
  • FATKEQËSI KOMUNIKACIONI

    Në rast të dëmit më të vogël material policia e komunikacionit nuk bën inspektim të fatkeqësisë së komunikacionit ashtu që duhet ti mënjanoni automjetet nga rruga dhe të mundësoni qarkullim të papenguar të komunikacionit, preferohet të fotografoni pozicionin e makinës nga afër dhe nga distance e vogël si dhe gjurmët nga frenimi, pjesët e rëna në tokë nga ndeshja, dëmin e makinave…

    Pasi i keni mënjanuar automjetet nga rruga, duhet që të dy pjesëmarrësit na aksident të plotësoni Raportin Europian për Fatkeqësinë e Komunikacionit dhe t’i këmbeni të dhënat personale dhe të dhënat për automjetet. Me Raportin Europian në asnjë rast nuk pranohet faji, por ai shërben për grumbullimin e të dhënave për fatkeqësinë. Pjesëmarrësit nuk guxojnë ta largohen nga vendi i fatkeqësisë pa e plotësuar Raportin Europian. Nëse deklaratat e pjesëmarrësve nuk përputhen, ato duhet të theksohen dhe shënohen, sipas nevojës edhe në një letër tjetër.

    THIRRNI POLICINË E KOMUNIKACIONIT NË RASTET VIJUESE:
    • Në rast të vdekjes apo lëndimit të cilitdo pjesëmarrës në fatkeqësi të komunikacionit (në këtë rast thirrni ndihmën e shpejtë mjekësore)
    • në rast të dëmit më të madh material
    • aksident me makinë të pasiguruar
    • aksident me makinë të paregjistruar
    • aksident me makinë me tabela regjistrimi nga jashtë
    • nëse ndonjëri nga pjesëmarrësit është në gjendje të alkolizuar
    • nëse pjesëmarrësi në fatkeqësi të komunikacionit është pa leje vozitëse përkatëse

    Dëmet e automjeteve patjetër duhet të jenë të pandryshueshme deri në paraqitjen e demit tek siguruesi dhe deri në ardhjen e përfaqësuesit të kompanisë së sigurimit për shkak të rikonstruimit dhe vlerësimit të demit. Për çdo rast duhet të jenë në shikim automjetet pjesëmarrëse në aksident.
  • DËMI NGA AUTOPËRGJEGJËSIA

    Procedura për paraqitjen e dëmit

    Në rast të aksidentit në komunikacion me automjet tjetër, kërkesën tuaj për dëmin e dorëzoni tek kompania e sigurimit ku është siguruar personi i cili është përgjegjës për aksidentin e komunuikacionit. Nëse dëmtuesi i automjetit është i siguruar në EUROSIG SHA Shkup, kërkesën tuaj mund ta dorëzoni në degën tone më të afërt.

    Formularin për paraqitjen e dëmit mund ta gjeni në faqen tone të internetit dhe të plotësuar me të gjitha të dhënat e kërkuara, ta nënshkruani personalisht dhe me dokumentacionin e kompletuar që posedoni (nëse e keni fotografuar vendndodhjen e automjetit – fotografitë, fotokopje nga patenta e vozitjes, fotokopie nga leja e qarkullimit, Raportin Europian për Aksident të plotësuar, procesverbalin e policisë, dokumentacionin mjekësor) ta dorëzoni në degën tonë më të afërt.

    Në rastin kur policia nuk ka bërë shikim të aksidentit, nevojitet që dy pjesëmarrësit me automjetet e tyre të vijnë në vlerësim të dëmit për rikonstruim të dëmit. Në këtë mënyrë e shpejtoni procedurën për zgjidhjen e kërkesës suaj për dëmin e pësuar.

    Nëse nga aksidenti, automobili është dëmtuar ashtu që nuk është në gjendje vozitjeje, ju lutemi në fletëparaqitje ta theksoni vendin ku ndodhet automjeti ashtu që vlerësuesi ynë të mund të bëjë kontrollin e automjetit të dëmtuar.
  • DËMI PËR SIGURIMET - KASKO

    Procedura për paraqitjen e dëmit

    Në rast të ndodhjes së aksidentit ku është dëmtuar automjeti për të cilin keni sigurim Kasko, kërkesën tuaj për kompenzim të dëmit e dorëzoni tek kompania në të cilën e keni lidhur sigurimin Kasko. Nëse keni sigurim Kasko në EUROSIG SHA Shkup, kërkesën tuaj për kompenzim të demit e dorëzoni në degën më të afërt.
    Formularin për paraqitje të demit mund ta gjeni në faqen tonë të internetit dhe të plotësuar me të gjitha të dhënat e kërkuara ta nënshkruani vetë dhe ta dorëzoni teg dega më e afërt me dokumentacionin vijues:

    • policën origjinale për sigurim Kasko
    • fotokopje të lejes së qarkullimit
    • fotokopje të patent shoferit (nëse automjeti ka qenë në lëvizje në momentin e aksidentit)
    • procesverbal nga policia e komunikacionit për shikim në vendin e ngjarjes

    Dëmtimet e makinës domosdo duhet të jenë të pandryshuara deri te paraqitja e dëmit tek siguruesi dhe deri te ardhja e përfaqësuesit të kompanisë së sigurimit për shkak të vlerësimit të dëmit.

    Në rast të vjedhjes së automjetit: ju lutemi të na dorëzoni edhe:

    • vërtetim nga MPB me të cilin paraqitet vjedhja dhe se automjeti nuk është gjetur në periudhën e kaluar prej 60 ditëve nga dita e vjedhjes së automjetit
    • lejen e qarkullimit të çlajmëruar
    • të gjithë çelësat origjinal të automjetit
  • KËSHILLA NË RAST TË AKSIDENTIT

    Më detajisht në rast aksidenti:

    me automjet me tabela regjistrimi të huaja

    Kur aksidentin e shkakton drejtuesi i automjetit me tabela regjistrimi të huaja, pjesëmarrësit janë të obliguar të procesojnë njëlloj si të bëhet fjalë për tabelë regjistrim vendor, me atë që jeni të obliguar domosdo ta thirrni policin e komunikacionit. Nga drejtuesi i veturës me tabela të huaja duhet të kërkoni kopje nga kartoni i tij i gjelbërt, ndërkaq nëse shoferi nuk e ka mundohuni ta merrni sepse ai dokument do t’ua lehtësojë procedurën për vërtetimin e kompetencave të siguruesit. Kartoni i gjelbërt është dëshmi për validitetin për sigurimin e huaj, sipas të cilit do të realizoni kërkesën tuaj për kompenzim të dëmit, posaçërisht nëse tabela e regjistrimit e makinës së huaj nuk është nga ndonjë nga anëtarët të BE, Zvicra, Norvegjia apo Islanda.

    I dëmtuari mund ta dorëzojë kërkesën e tij tek Zyra Nacionale për Sigurim e R. së Maqedonisë, e cila përpunimin e lëndës do t’ia besojë ndonjë anëtari të saj (kompanitë e sigurimit) duke mbajtur llogari për vlefshmërinë e marrëveshjeve kontraktuese dhe konfliktit të interest. Partnerët korrespondent mund ti gjeni në faqen e internetit të Byrosë Nacionale për Сigurim – fondi garantues për automjetet motorike të pasiguruarа.

    për automjetin e pasiguruar

    Në rastin kur si person i tretë keni pësuar dëm nga automjeti i pasiguruar, domosdoshmërisht thirrni policin e komunikacionit, ndërsa kërkesën tuaj për kompenzim të dëmit të pësuar dorëzoni tek Byroja Nacionale për Sigurim.

    me automjet të panjohur

    Në rast të aksidentit me automjet të panjohur ku si person i tretë keni pësuar dëm jomaterial, kërkesën tuaj për kompenzim të dëmit të pësuar dorëzoni tek Byroja Nacionale për Sigurim.

    me automjet të ARM

    Në rast të aksidentit me automjet të ARM, kërkesën tuaj për kompenzim dorëzoni deri tek Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë.

    jashtë shtetit

    Në rast të aksidentit jashtë shtetit rekomandimi ynë është të thirrni policinë, pos në rastet kur në atë shtet është praktikë që policia nuk del në vendngjarje (aksident me dëm të vogël material) rekomandojmë ta fotografoni pozitën e automjetit dhe vendin e aksidentit nga afër dhe nga largësia si dhe gjurmët e frenimit, rëniet e pjesëve në rrugë nga aksidenti,dëmtimi i automjeteve. Në atë rast bashkë me pjesëmarrësin ose pjesëmarrësit e tjerë në aksident plotësoni dhe nënshkruani Raportin Europian për Fatkeqësi, gjegjësisht këmbeni të dhënat për sigurime.

    Raporti Europian për Fatkeqësi pa dallim gjuhe, përmbajtësisht është identik në tërë territorin e Europës. Përmbajtjen e atij formulari mund ta kuptoni duke krahasuar me formularin tuaj. Në rast kur policia në atë shtet nuk del në vendin e ngjarjes, pjesëmarrësit nuk guxojnë ta lëshojnë vendin e ngjarjes pa e plotësuar Raportin Europian. Në rast kur fajtorë për aksidentin është automjeti i vendit të huaj, detyrimisht të lajmëroheni tek kompania e sigurimit ku është i siguruar fajtori ose tek Byroja Nacionale, adresën e së cilës, numrin e telefonit dhe faksit mund ti gjeni në faqen e fundit të kartonit të gjelbërt.

    Nëse nuk keni kontaktuar me kompaninë përgjegjëse të sigurimit ose me Byronë Nacionale, si dhe për të shmangur të papriturat e padëshiruara, nevojitet që para se të largoheni nga rajoni i shtetit përkatës, të merrni dëshmi për dëmin nga stacioni më i afërt i policies për shkak të dëshmisë së vendit ku ka ndodhur dëmi.

    Pas kthimit në shtet, nëse nuk keni dorëzuar kërkesë për zhdëmtim në shtetin ku ka ndodhur aksidenti, drejtohuni tek Byroja Nacionale për Sigurim e Republikës së Maqedonisë, ku shërbimet profesionale do t’ju japin këshillat e nevojshme për dorëzimin dhe realizimin e kërkesës së dëmit.
  • AKSIDENT

    Në rast të krijimit të rastit të sigurimit përmes policës së sigurimit nga pasojat nga aksidenti, nevojitet të ndërmerren të gjitha masat që të zvogëlohen pasojat dhe nevojitet që tu përmbaheni udhëzimeve të siguruesit.

    Nëse ndodh rasti i sigurimit (aksidenti) dhe i siguruari lëndohet, ai është i obliguar:

    • Të lajmërohet tek mjeku për kontroll, dhënien e ndihmës së nevojshme dhe marrjen e masave për mjekim. Tu përmbahet këshillave për mënyrën e mjekimit:
    • Për rastin e sigurimit të ndodhur (aksidentin) me shkrim ta infomojë siguruesin në afat prej tre ditësh, gjegjësisht atë ta bëjë sipas mundësisë së tij shëndetësore.

    Nëse rasti i ndodhur i sigurimit ka për pasojë vdekjen e të siguruarit, shfrytëzuesi i sigurimit ka për detyrë:

    • o Me shkrim ta informojë siguruesin në afat prej tre ditësh për rastin e ndodhur,vdekjen e të siguruarit, gjegjësisht kur të ketë mundësi ta bëjë atë sipas rrethanave për shkak të rastit.

    Si dhe ku ta paraqisni dëmin e krijuar nga sigurimi për fatkeqësi (aksident)?

    • Dëmi i krijuar nga sigurimi për fatkeqësi (aksident) mund ta paraqisni në degët tona në tërë vendin. Formularin për paraqitje mund ta gjeni edhe në faqen tone të internetit. Duhet ta plotësoni me të gjitha të dhënat e kërkuara dhe ta nënshkruani vetë.

    DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
    Cili dokumentacion është i nevojshëm për paraqitjen e dëmit nga sigurimi i pasojave nga fatkeqësia (aksidenti)?

    Që të realizohet sa më shpejt dëmi i juaj, ju lutemi që gjatë paraqitjes së demit t’i dorëzoni formularët vijues: formular për paraqitje të fatkeqësisë


    • policën e sigurisë në origjinal dhe dëshmia për pagesën e premisë
    • dëshmi për rrethanat e fatkeqësisë (procesverbali për inspektim dhe fletëparaqitje për lëndimin në punë);
    • dokumentacioni mjekësor me pasojat e përcaktuara për dëshminë e përqindjes përfundimtare të invaliditetit të përhershëm;
    • si dhe dëshmi të tjera në varshmëri të rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti i sigurimit (për shembull, patent shoferi, leja e qarkullimit, procesverbali i policisë, alkotesti…).

    Nëse rasti i sigurimit ka për pasojë vdekjen e të siguruarit:

    • formularin për paraqitjen e vdekjes nga fatkeqësia;
    • polica origjinale e sigurimit dhe dëshmi për pagesën e premise;
    • dëshmia se vdekja ka ardhur si pasojë e fatkeqësisë (fletëlëshimin nga spitali, gjetjet e mjekut nga analizat se vdekja ka ardhur si pasojë e fatkeqësisë).
  • DËMI NË PRONË

    Ç’duhet të bëni kur do të ndodhë rast i sigurimit?

    Kur të ndodhë rasti i sigurimit, duhet të ndërmerren të gjitha masat ashtu që të zvoglohet dëmi, por përsëri duke iu përmbajtur udhëzimeve të dhëna nga siguruesi, ashtu që objekti i dëmtuar ose lëndët e dëmtuara nuk do të jenë të ekspozuara ndaj dëmtimeve të mëtutjeshme.

    Duhet menjëherë, e më së voni tre ditë nga ndodhja e rastit të sigurimit, të informohet siguruesi për rastin e ndodhur të sigurimit.

    Duhet menjëherë, e më së voni tre ditë nga ndodhja e rastit të sigurimit me shkrim ta vërtetoni, gojarisht, përmes telefonit, telefaksit ose prëmes cilës do mënyre tjetër fletëparaqitjen e dhënë për rastin ndodhur sigurues.

    Në të gjitha rastet janë të parashikuara rregullat, e sidomos kur dëmi është provokuar nga zjarri, eksplodimi, vjedhja, vjedhja përmes thyerjeve, grabitja dhe aksidentit në komunikacion, të paraqitet tek organi përgjegjës i punëve të brendshme dhe të theksohet se cilat pjesë janë shkatërruar gjegjësisht dëmtuar, ose janë zhdukur gjatë rastit të siguruar.

    Menjëherë pas ndodhjes së rastit të sigurimit, nëse është e mundur, gjegjësisht kur rrethanat e lejojnë atë, të dërgohet tek siguruesi regjistri i pjesëve të shkatërruara gjegjësisht të dëmtuara me përcaktimin e vlerës së tyre.

    Deri sa të arrijë përfaqësuesi i kompanisë së sigurimit deri tek vendi i ngjarjes, gjendja e pjesëve të dëmtuara të mbetet e pandryshuar, pos në rastet kur ndryshimi është i domosdoshëm për shkak të interesit të zvogëlimit apo të rritjes së dëmit, gjegjësisht për shkak të vijimit të prodhimitarisë normale. Nëse vjen deri tek ndryshimi, për shkak të vijimit të prodhimtarisë normale, i siguruari obligohet që menjëherë ta informojë siguruesin përmes telefonit ose ndonjë forme tjetër. Nëse duhet të bëhet riparim, detyrimisht të ruhen pjesët e ndërruara për nevojat e inspektimit të mundshëm të dëmit.

    I siguruari është i obliguar, pavarësisht nga afati kur e ka dorëzuar fletëparaqitjen për dëme, përfaqësuesit të sigurimit t’ia ofrojë të gjitha të dhënat dhe dëshmitë e tjera që janë të nevojshme për përcaktimin e asaj që ka sjellë deri te dëmi, përfshirjen dhe lartësinë e demit.Siguruesi mund të kërkojë nga i siguruari edhe dëshmi të tjera të nevojshme nëse ajo është e domosdoshme, e nevojshme dhe e arsyeshme.

    Si dhe ku të paraqitni dëmin për sigurimin e pasurisë?

    Dëmi mund të paraqitet në degët tona në vend.
    Formularin për paraqitje të dëmit mund ta gjeni në faqen tone të internetit, ta plotësoni me të gjitha të dhënat e kërkuara dhe personalisht ta nënshkruani dhe me dokumentacionin e kërkuar që posedoni, t’i dorëzoni tek ne.

    Dëmin mund ta paraqisni edhe përmes telefonit ose faksit, por sa më parë dhe në afat prej tre ditësh me shkrim ta dëshmoni fletëparaqitjen e tillë me formularin përkatës.

    DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

    Cili dokumentacion ju nevojitet për paraqitje të demit në pronë?

    Që përpunimi i dëmit tuaj të bëhet sa më shpejt, ju lutemi në fletëparaqitjen e dëmit t’i dorëzoni formularët dhe dokumentet vijuese:


    • formular fletëparaqitje të demit të pronës me shenjën për mënyrën e pagesës së dëmit (numri i llogarisë-rrjedhëse të të siguruarit, llogaria e transakcionit dhe banka në të cilën janë hapur);
    • polica origjinale e sigurimit me kërkesat plotësuese;
    • në të gjitha rastet e parashikuara me rregullore, e posaçërisht kur dëmi ka ardhur si pasojë e zjarrit, eksplodimit, vjedhjes, vjedhjes përmes thyerjeve, grabitjes dhe aksidentit në komunikacion, duhet që të dorëzohet edhe dëshmia e organit kompetent të punëve të brendshme për ndodhinë e rastit të sigurimit;
    • specifikimi i pjesëve të dëmtuara, të atyre që mungojnë apo të shkatërruara (marka, lloji, sasia, viti i prodhimit, etj.);
    • llogari nga pjesët e blera (nëse ekzistojnë).